Haradinaj “përplaset” me Hahn: Ja kur do të hiqet taksa ndaj mallrave...

Haradinaj “përplaset” me Hahn: Ja kur do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe

485
0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me aurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, ku është ndalur edhe tek taksa ndaj mallrave serbe. Gjatë takimit në Mynih të Gjermanisë, duke i përmendur të drejtën e vendimarrjes si shtet në çështjet e saj të brendshme, Haradinaj, mësohet ti ketë thënë Hahn, se “Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.” Haradinaj po ashtu është shprehur gjatë takimit me eurokomisionerin se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, në momentin që nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe Sovran. Haradinaj shtoi se kanë diskutuar edhe për çështjen e taksës, duke ia bërë të ditur Hahn-it që ai vendim nuk hiqet pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës.

 

Deklarata e Ramush Haradinajt:

 

‘Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.

 

Këtë ia thashë Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin pata rastin të diskutoj, së bashku me Zëvendëskryeministrin Pacolli, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

 

Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

 

Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar’, është shprehur kryeministri Haradinaj.