Frederik Ndoci bën deklaratën BOMBË: Aty ku nëna vritet e fëmijët… mos...

Frederik Ndoci bën deklaratën BOMBË: Aty ku nëna vritet e fëmijët… mos paç Shën Valentin kurrë o Shqipni etnike

647
0

Frederik Ndoci njihet si një nga këngëtar shqiptar që i thotë mendimet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa u ndikuar nga askush. Së fundmi, ai në ‘Facebook’ ka bërë një poezi, ku lidh ngjarjet e aktualitetit në Shqipëri me ditën e Shën Valentinit. Këngëtari tregohet shumë i ashpër dhe i prerë duke uruar që Shqipëria etnike të mos ketë asnjëherë Shën Valentin.

 

Statusi i plotë:

 

Kam do’ vite, qe shen Valentini

 

Me shfaqet ne gjum,

 

Me buzqeshje cinike

 

Me do vargje poemash te ftohta,

 

me dokumente e sorollatje,

 

Me biseda telefonash më video,

 

me foto zemrash ne media,

 

larg puthjeve te sinqerta bashk me shterngime duersh.

 

Me duket anti shen Valentin

 

Avokati e oficieri emigracionit

 

ne zyrat e tyne

 

mbush ne dosje,

 

E lot largesie pa parfum!

 

Trendafila mbetun pa u ble prej meje,

 

Por zambake lilak vorresh, per stoli kronikash te zeza,

 

grave drit shkurtera,

 

te ndeshkueme me plumb.

 

Jo Shen Valentini nuk asht per trojet e mia,

 

ku má vler ka krimi se dashnia,

 

Ku dashni asht vrasja e lot nder sy jetimesh te fmija!

 

Ndergjegje 0 e minus 0 burrnia!

 

Mu ngrive në buz shen Valentin

 

Kur nana vritet e fmija mbet jetim!

 

Ku feja e vrasjes asht unike,

 

Per nanen qe femijet ia fike

 

A ka shen Lucifer kund për ne?

 

Se te madh e kisha ble qirin,

 

Ose me plot goj:-

 

Mos paç shen Valentin oh shqipnia etnike.

 

FN