Aksidenti fatal në Maqedoni, kush është djali i deputetit që humbi jetën

Aksidenti fatal në Maqedoni, kush është djali i deputetit që humbi jetën

597
0

Ka shkuar në 14 numri i personave që humbën jetën nga aksidenti i tmerrshëm që përfshiu dje rreth orës 17.00 autobusin e linjës Shkup-Gostivar, në fshatin Llaskarcë. Midis viktimave mësohet se është edhe djali i një deputeti të Kuvendit të Maqedonisë. Jovica Trpevski, djali i deputetit të LSDM-së, Blagoje Trpvevski, po udhëtonte drejt Gostivarit kur autobusi u përmbys. Ai u gjet në rrënojat e autobusit të shkatërruar, midis 7 viktimave të para njofton Makfaks. Janë ende të paqarta shkaqet që çuan në përmbysjen e autobusit të linjës “Durmo Tours”. Ekspertiza pritet të marrë edhe mostrat e gjakut dhe të urinës së shoferit për të parë nëse kishte konsumuar alkool, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi teknik i mjetit. Ndërkohë Maqedonia ka shpallur dy ditë zi në nderim të viktimave të këtij aksidenti.