Performanca magjike e Dua Lipës në skenën e “Grammy Awards”

Performanca magjike e Dua Lipës në skenën e “Grammy Awards”

984
0

Dua Lipa ka dhuruar performancë madhështore në skenën e ceremonisë “Grammy Awards”. Dua Lipa ka arritur suksesin më të madh në karrierën e saj, duke fituar dy çmime “Grammy”. Këngëtarja njëherësh bëhet shqiptarja e parë që fiton çmim në këtë event prestigjioz, ku garonin yjet më të mëdhenj të industrisë së muzikës. Përveç se është shpërblyer me çmime në kategorinë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, Dua ka dhuruar performancë magjike në këtë skenë. Në mesin e shumë artistëve që performuan në skenën e “Grammy Awards”, ajo e Duas është listuar ndër më të mirat. Për më shumë, shikojeni në videon e mëposhtme paraqitjen e Duas në këtë skenë gjigante.