Sa mish konsumojnë shqiptarët në një vit? Ja krahasimi me shtetet e...

Sa mish konsumojnë shqiptarët në një vit? Ja krahasimi me shtetet e tjera europiane

617
0

Në Europën Perëndimore është bërë “e modës” të dëgjosh thirrje për mos konsumimin e mishit dhe produkteve të tij me iniciativa si “fundjavë pa mish”, por a do të thotë kjo se këto shtete konsumojnë më pak? Në shkallë globale, konsumi mesatar i konsumit të mishit për çdo banor është rritur me rreth 20 kg që nga viti 1961, ku një person konsumon mesatarisht rreth 43 kg mish në vitin 2014, sipas të dhënave të OKB-së. Europianët dhe amerikanët e veriut konsumonin shumë më tepër se kjo, me një mesatare prej gati 80 kg. Por në Europë, Spanja dhe Austria kryesojnë listën për konsumin mesatar më të lartë, ku konsumi arrin në shifrat 94.04kg dhe 90.87kg përkatësisht. Mes konsumatorëve mesatar më të ulët të mishit janë Bosnja dhe Hercegovina (32.21 kg), Azerbajxhani (31.1 kg) dhe Gjeorgjia (27.89 kg). Konsumi mesatar i mishit për një banor në vit, për Shqipërinë është rreth 62kg, raporton Neësbomb.al. Greqia 76.6, ndërsa Maqedonia renditet ndër vendet me konsumin më të ulët, me rreth 38kg mish në vit, për banor. Në rajon kryeson Mali i Zi, me rreth 84kg mish, ndërsa studimi nuk ka të dhëna për Kosovën.