Shtëtitja buzë detit nuk ka qenë si e gjithë fundjavave të tjera për një shtetase italiane, e cila ka treguar se teksa ishte duke shëtitur ka gjetur një shishe. Por ajo nuk ishte thjeshtë një shishe, siç dukej në pamje të parë. Brenda saj mbante një letër, ku një grua shqiptare i lutej zotit dy vite më parë, në datë 1.01.2017 të bekonte familjen e saj dhe të dashurit e zemrës. Gruaja i lutej zotit ta bekonte me dhuratën më të bukur për një femër, atë të sjelljes në jetë të një ëngjëlli që do t’i jepte emrin e bukur nënë. Por ajo nuk linte pas edhe bashkëshortin e saj, shkruan JOQ. Ajo lutej që ai të ishte më pak nervik dhe të kishte më shumë besim tek ajo.
Italiania shkruan se:
Një shëtitje në det… e bëjmë çdo të dielë… papritmas ne shohim atje, në valë, një shishe në shkëmbinj… dhe këtu vjen surpriza… brenda mbante një letër. Ka një datë, 01.01.2017, ka qenë dy vjet në det… tani ne vetëm duhet ta përkthejmë atë për të kuptuar se kush dëshironte të dërgonte një mesazh kujt…”