Nis nga puna Aleat dhe zyra e gjendjes civile të njësisë 12...

Nis nga puna Aleat dhe zyra e gjendjes civile të njësisë 12 në Qesarak

1748
0

Që nga sot, rreth 14-15 mijë banorë të njësisë numër 12, në lagjen Qesarak do të marrin shërbimet e tyre në zyrat e kësaj njësie në rrugën “Shefqet Kuka”. ALEAT ka nisur punën në këtë njësi, për pajisjen me karta identiteti dhe me pasaporta për të gjithë banorët, të cilëve u ka skaduar apo është drejt skadimit afati i kartave të identitetit dhe të pasaportave biometrike. Në vitin 2009, për herë të parë u prodhuan kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike me elemente të larta sigurie dhe shqiptarët u pajisën masivisht me këto dokumente, që skadonin pas 10 vitesh. Janë gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që skadojnë deri në qershor të 2019-s, muaj kur mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë në këtë njësi ka nisur punën sot edhe gjendja civile, dhe të gjitha shërbimet që ofrohen si: pashaportizimi, lëshimi i certifikatës familjare dhe personale në shqip dhe gjashtë gjuhë të huaja, lidhje martesore, lindje dhe vdekje, ndarje dhe bashkim familjar, korrigjim i të dhënave të përbërësit të gjendjes civile etj. Tashmë banorët e lagjes Qesarak, do ti marrin të gjitha shërbimet në zyrat e njësisë nr 12.