I ftohti ekstrem, temperaturat ulen më tepër të martën

I ftohti ekstrem, temperaturat ulen më tepër të martën

389
0

Edhe gjatë ditës së nesërme, moti do të jetë i njëjtë në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore, temperaturat do të jetë nën zero në të dyja ekstremet, duke regjistruar -15 gradë më të ulëta dhe minus 4 gradë më të larta. Në zonat bregdetare, temperaturat nuk do t’i kalojnë 5 gradë në vlerat maksimale.

 

Parashikimi sipas IGJEUM:

 

Sot pasdite (e hënë dt.07) dhe nesër (e martë dt.08) priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

 

TEMPERATURAT

 

Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.

 

Më konkretisht, nesër (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

në bregdet: -3 / 5 °C

 

në vendet e ulëta: -4 / 4 °C

 

në vendet malore: -15 / -4 °C

 

ERA

 

Sot pasdite (e hënë dt.07) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër (e martë dt.08) ajo pritet të fryjë e lehtë.