Ja çfarë ndodh me trupin nëse nuk bëni seks

Ja çfarë ndodh me trupin nëse nuk bëni seks

680
0

istock-000024949211small-600x400_1471106721-7572005

Nëse jeni në marrëdhënie dhe po kaloni nëpër një “pushim seksual”, atëherë keni vëmendjen.

Nëse keni pasur seks më herët dhe tani nuk jeni duke pasur, atëherë ju keni më shumë gjasa që të zhgënjeheni dhe të bini në depresion.

Këto janë gjërat që i ndodhin trupit tuaj pasi ndaloni së bëri seks:

Meshkujt kanë më shumë gjasa të pësojnë mosfunksionim erektil 
Ky është një zbulim interesant, por sigurisht jo i mirëpritur nga meshkujt të cilët nuk bëjnë seks. Të mos bësh seks duket se rritë mundësinë e prekjes nga çrregullimet e ereksionit. Aktiviteti i vazhdueshëm seksual ka një efekt pozitiv në ereksionet e meshkujve.

Do të keni sistem më të dobët imun 
Duket se aktiviteti seksual kontribuon në mënyrë pozitive në funksionin imun të trupit tuaj. Dhe duke mos bërë seks, ju do të jeni më të prekshëm nga sëmundjet dhe infeksionet, që nëse do të bënit seks, sistemi juaj imun do t’i bllokonte, transmeton Gazeta Express.

Mund të bëheni më të stresuar 
Ky është një tjetër shkak pse duhet të bëni seks. Studime të ndryshme kanë zbuluar se njerëzit të cilët nuk kanë aktivitet të rregullt seksual janë më të prekur nga stresi se sa njerëzit të cilët bëjnë seks rregullisht.

Do të keni një sistem më të dobët kardiovaskular 
Një jetë e mirë seksuale është e lidhur ngushtë me shëndetin më të mirë kardiovaskular. /Gazeta Express