Historia e pabesueshme e 70-vjeçares, është banorja e vetme e fshatit

Historia e pabesueshme e 70-vjeçares, është banorja e vetme e fshatit

441
0

70-vjeçarja, Lyudmila Vyacheslavovna, është e vetmja banore e fshatit Tolokonnikovos në rajonin Pskov të Rusisë perëndimore. Duke qenë se jeton e vetme,  dita e Lyudmila-s nis në katër të mëngjesit dhe është tepër e zënë me prerjen e drurëve, marrjen e ujit, qepjen gatimin dhe çdo gjë tjetër që e mban gjallë. Duke qenë banorja e vetme e fshatit, e moshuara duhet t’i kryejë të gjitha punët vetë, pavarësisht se çfarë kohe të vitit është. Jeta e saj e vetmuar është dokumentuar nga fotografja, Olga Kouznetsova, e cila pasi kaloi ca kohë me të, na solli disa copëza nga jeta e 70-vjeçares.