Ndahet nga jeta ish Presidenti George H W Bush

Ndahet nga jeta ish Presidenti George H W Bush

328
0

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare ish presidenti i SHBA-ve George H W Bush.  Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, George W Bush.  “Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të njoftojmë se pas 94 viteve të mrekullueshme, babai ynë i dashur ka vdekur,” tha Presidenti Bush në një deklaratë. Ish presidenti ndërroi jetë rreth tetë muaj pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush. I madhi i dy presidentëve Bush shërbeu në një kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike. Mandati i tij u shtri gjatë kohës kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik dhe ra Muri i Berlinit. Por Bush nuk arriti të fitojë një mandat të dytë pasi ekonomia amerikane në atë kohë u përkeqësua. Një nga shfaqjet e tij të fundit në publik ishte në prill të këtij viti, gjatë funeralit të bashkëshortes së tij në Hjuston të Teksasit. Bush vuante nga parkinsoni dhe prej kohësh qëndronte në karrige me rrota. Gjatë viteve të fundit ai kishte qëndruar nën kujdes intensiv mjekësor dhe kishte humbur në peshë.

 

“Ishte një njeri me karakter të lartë”, tha djali i tij George W Bush në një deklaratë.

 

“E gjithë familja Bush është thellësisht mirënjohëse për dashurinë dhe jetën e tij. Jemi thellësisht mirënjohës për këdo që ndihmoi dhe u lut për babin”, thuhet në deklaratë.

 

Bush ishte marins dhe aviator gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lidhur me vdekjen e tij nuk ka detaje të tjera.

 

Për ndarjen nga jeta të Bush ka reaguar edhe ish Presidenti Barck Obama.

 

“Amerika ka humbur një shërbëtor patriot dhe të përulur në Xhorxh Herbert Ëalker Bush. Ndërsa zemrat tona janë të coptuara sot, ato janë gjithashtu të mbushura me mirënjohje.”

 

George Bush Sr, siç ishte i njohur ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e  Ronald Reagan. Ai drejtoi Amerikën deri në fund të Luftës së Ftohtë dhe triumfoi me fitoren e koalicionit mbi Irakun në Kuvajt.

 

Megjithë e vlerësimet dhe  popullaritetin e tij , ai u akuzua për shpërfillje të çështjeve të brendshme dhe u mund nga Bill Klinton në zgjedhjet e vitit 1992.

 

Jo vetëm për diplomacinë në Luftën e Ftohtë dhe rënien e Murit të Berlinit, por George H. W. Bush do të mbetet në kujtesë edhe për shqiptarët edhe për mesazhin e tij në 1992 për Sllobodan Millosheviç ku e paralajmëronte se në rast të një konflikti në Kosovë SHBA do të jenë gati të përdorë forcën ushtarake ashtu sikurse ndodhi.