Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në ultësirën Perëndimore në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me tendencë në rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 14/31°C
Zonat e ulëta 19/35°C
Zonat bregdetare 20/33°C
Kosova per ditën e Premte dt 24 Gusht moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 29°C deri në 30°C .
E Shtunë 25 Gusht 2018
E Shtunë dt 25 Gusht moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugerëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 15/30°C
Zonat e ulëta 20/33°C
Zonat bregdetare 20/32°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari