ZOTËRINJ MIQ,
(për të gjitha gjinitë që mbart fjala “mik”)
- Ilir Adili, AK
- Asdurian, (ju me të cilin nuk jam takuar ndonjëherë, t’u shtrëmgoj dorën),
të gjithë ju të dajës Besart, të familjes a të panjohur që e morët në duar, dhe sidomos për ata që blenë më shumë se një kopje a e dhuruan pa e lexuar, iu falenderoj nga zemra! Me lot ndër sy, sepse më duket, se për një çast, atë, që më mungon aq shumë, sikur e kam sjellë mbrapsht, e tani në një fare mënyre endet midis nesh! Më shumë se më parë, njerëzit telefonojnë, urojnë, bile disa miq të vjetër dhe të vërtetë e kanë berë “qokën” sipër mort, kanë ardhur dhe kanë pirë kafe në shtëpi. Faleminderit, dhe atyre, të cilët me shumë dashamirësi vazhdojnë të bëjnë “like”, e të tillë ka pasur mjaft, për të mos thënë mjaft, plot.
Por, ah, do ta filloj nga vetja, se përveç çdo të mirë, dhe ngazëllimit të parë, të më falni se nuk jam mësuar me të tilla, (botime kujtimesh pas vdekjes) dhe me duket sikur kam bërë më shumë keq se mirë. Më duket sikur, një shtjellë na vertitet gjithandej, mërmërima, buzëqeshje jo fort me dritë, vështrime më shpesht ë trishtuara, ndonjë fjalë në punë, a në treg, gërvishje pyetjesh këmbëngulëse a thumba kureshtarë, sikur me fajësojnë, se pse duhet të kishim nxjerrë diçka kaq vetja ke në treg. Më shumë pa fjalë, im’ më, që sikur shtyn mbi mua dhe fajin e saj, duke më pyetur se “çfarë thuhet për të” (librin), aq sa dhe emrin s’e përmend më, siç na thoshin plakat dikur “hajt mos e zen’ n’gojë, se del e bahet lugat”. Dhe shoh mjaf prej tyre me shami të bardha a të zeza në kokë, që vine vetëm a në grup, kërrusur mbi atë tryezë katror e në mes të dhomës se ndenjes, që ish dhe guzhinë, me aneksin e saj, ngjitur. Ç’tu them? Lajm s’kam nga ju zotërinj! Në disa librari është e në disa ka mbaruar. Po nuk vajten t’a kërkojnë, nuk tërheqin të tjerë. Mënyrë e çuditëshme, se libraritë janë plot me libra të pashitur. Prisja ta përmendëte Alda Bardhyli te revista Sara sapo Top Chanel! Asgjë!
Por,më duhet t’iu falenderoj, z. Azdurian, se më keni përmendur emrin?
Më duhet t’iu falenderoj për vlerësimin e drejtëpërdrejtë apo të tërthortë të këtij libri, apo për “like” që keni marë, sepse dikuj ti kanë pëlqyer idetë tuaja.Për cilin bëhet promovimi? Për vlerat e poezisë dhe të letërsisë në përgjithësi, që na e paska thënë një fare Eco me jehonën e tij filozofike? Arsye mbi arsye dhe asnjë. Like! Në të fundit, ai libër nuk është tekst mësimor e as kartolinë për t’u dërguar diku, porshpirti I një njeriu, po ai shpirt, që sa ishte gjallë u la në harresë për shkak të regjimit dhe mendoni se do donte të kujtohet tani! A do të donte ai vetë vallë ta njihnin e ta vlerësonin, qoftë edhe si një relike e një kohe të shkuar? Ç’vlerë do kish për të? Ç’I duhet fama apo të ardhurat, kur dihet se me “poezi nuk bëhesh zengjin”, një të vdekuri? Atëhere çfarë? Ndoshta, me aq sa do mblidhej, mund t’I vihej një kokë varri e re, jo me shkronja varfër gdhendur e gërvishur në mermer, por, me ato të rëndat, prej bronzi. E kisha ëndërruardhe e pres, por s’di nga kush! Ndoshta, nga ju! Por, në asnjë mënyrë, nuk ishte kjo, që më shtyhu të botohej libri!
U rrita dhe u edukova në një shkollë laike, dhe me metafiziken dhe botën e shpirtërave nuk kam besuar, as në atë tjetrën, kur disa kthehen për të thënë diçka, për të sjellë dimrin vrasës apo pranverën ndjellëse, por që kur u botua libri “NE”, qetësia jonë është prishur. Libri, mbi komodinë, në mëngjes gjëndet i hapur në një faqe tjetër, fare larg nga shënja ndarëse, që me kaq bujari e dhuronToena, shtëpia botuese ndër më të mirat, në mos më e mira, në një poezi ku brengë ka dhe lëngim. Një libër të lagur, thuajse të shpërbërë nga shirat e tërbuar e kam gjetur, javën që shkoi mbi varr dhe hi duhani, fletë dhe gjurmë balte. Diku shendet dhe atje. Miq, se s’ka kush tjetër, ajo për të cilin libri është shkruar, s’e ka marrë ende. Këtë e di si buka që ha, e ndjej! Thua, e gjitha që u be nuk I solli askujt dobi?
Mirënjohje pafund edhe njëherë për grupin e AK që ka bërë ç’është e mundur për shpërndarjen e librit dhe për të gjithë miqtë qe ende s’e kane, e sigurtë se nëse nuk e kanë blerë librin do ta blejnë, se përsa e njohu në dajën tim, (nëse një libër mund të rekomandohet nga një pjestari familjes), them se ja vlen. Lexojani, vetes o kujt është I rëndësishëm përju, me zë të larte, se do e ndjeni më shumë.
Me respekt
MIRELA VARFI
PS.: Z. Azdurian, përmendni diku, që ky libër “iu ka zënë këmbët derisa të arrijë atje ku duhet”! Nuk besoj të keni ndërruar mendje edhe ju, i zhgënjyer apo i lodhur, por i dashur mik, hiqe vallen deri në fund, i lirë apo i lidhur, hidhu.S’ka kush tjetër. Kam besim të plotë tek ju, si mik dhe si shok, si dhe tek gjithe të njohurit e dajes. Po ashtu, jam dakort me ju, se duhet të dërgohet dhe në Shkodër. Besart Verfi, kreu dënimin atje, në atë hidrocentral drite! Shkodra do e mirëpresë!