Parashikimi motit: Temperatura të larta në fundjavë

Parashikimi motit: Temperatura të larta në fundjavë

661
0

 

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të qëndrueshme me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afrikan të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë temperatura të larta.

 

E Premte 06 Korrik 2018

 

Dita e Premte dt 06 Korrik moti do të jetë diell dhe vranësira të pakta në relievet malore në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rritje.

 

Temperaturat min dhe max

 

Zonat malore 16/33°C

Zonat e ulëta 19/35°C

Zonat bregdetare 19/34°C

 

E Shtunë 07 Korrik 2018

 

Dita e Shtunë dt 07 Korrik moti do të jetë diell dhe vranësira mesatare në relievet malore ku në orët e mesditës do të pasohen nga rreshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie.

 

Temperaturat min dhe max

 

Zonat malore 15/28°C

Zonat e ulëta 20/31°C

Zonat bregdetare 19/32°C

 

Meteorologe: Rezarta Xhakollari