Shenjat që duhet ta lini të dashurin

Shenjat që duhet ta lini të dashurin

631
0

ndarja-e-ciftit-2_1471090714-1165278

Nëse dëshironi të keni lidhje dashurie kuptimplote dhe të barabartë, mos shikoni vetëm pamjen e tij (apo paratë). Lexoni se cilat janë ato shenja dhe do të bindeni që sa më parë do t’ju duhet të gjeni dikë tjetër.

Edhe pse thuhet që femrat bien pre e “djelmoshave të këqij”, shumica megjithatë pranë vetes dëshirojnë të kenë personin i cili do t’i vlerësojë dhe respektojë, transmeton Telegrafi.

Si ta dini që i dashuri juaj vërtet po sillet si i marrë?

I kemi përzgjedhur disa nga shenjat të cilat tregojnë qartë që sa më parë duhet të ndaheni nga ai.

Nëse dëshironi lidhje të barabartë dhe kuptimplote, mos shikoni vetëm bukurinë mashkullore të tij (apo paratë), shikoni me kujdes se cilat janë ato sjellje, transmeton Telegrafi.

1. Më shumë shikon celularin e tij sesa kujdeset për ju

2. Gjithmonë flet për kolegen e tij të punës, e cila, siç ju thotë vetë ai: Është jashtëzakonisht seksi.

3. I bën komplimente kamerieres derisa ju prisni t’ju sjellë pije

4. Ju fton vetëm kur është i dehur tapë me alkool

5. Kur është në krevat me ju, kujdeset vetëm për kënaqësinë e vet

6. Vetëm ju përshëndet me dorë kur e ftoni të shoqërohet me miqtë tuaj të cilët i vlerësoni dhe ju janë të dashur

7. Fare nuk i kujtohet se çka keni biseduar në takimin e fundit. Në të vërtetë, shpesh keni ndjenjën se, kur flisni me të, ju duket sikur i flisni murit

8. Për shkak të sjelljeve të këtilla të tij ju ndiheni keq dhe ju bën të humbni vetëbesimin. /Telegrafi/

Shperndaje