Një djalë nga Londra që peshonte 177 kg vendosi të dobësohej pasi theu vaskën ndërsa po bënte dush. Umar Malik filloi të ushtrohej në palestër dhe ia doli të ketë trupin e përsosur duke u bërë një trajner personal. “E kujtoj momentin kur qëndroja para pasqyrës dhe kisha turp nga vetja ime. E ndjeja që duhet të bëja një ndryshim. Nuk kisha vetëbesim. Thjesht nuk isha i shëndetshëm. Familja ime ishin shumë suportues por nuk dinin se çfarë të bënin”, tha ai për Dailymail. Ai merrte çdo ditë nga 7 mijë kalori dhe pesha doli jashtë kontrolli. Umar është 26 vjeç dhe kur ishte i shëndoshë kishte turp të dilte nga shtëpia. Gjatë asaj kohe vishte rroba 6XL dhe e ndjeu të bënte një ndryshim në vitin 2014 pasi gati e pësoi kur u thye vaska e dushit. Ushtrimi i përditshëm në palestër ndikoi seriozisht në jetën e tij pasi filloi një dietë strikte dhe në nëntor të 2017 u bë trajner personal. Umar ka bërë një transformim të pabesueshëm trupi ku duket tepër bukur.