Prezantohet raporti “Media shqiptare dhe standartet evropiane”

Prezantohet raporti “Media shqiptare dhe standartet evropiane”

724
0

 

Raporti “Media shqiptare dhe standartet evropiane”, i botuar nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, është një analizë e situatës së medias në Shqipëri, bazuar në shqyrtimin e 27 parimeve të madhe shillit të Evropës për median në demokraci. Sipas këtij raporti të prezantuar sot, vetëm disa nga këto tregues respektohen rregullisht në Shqipëri. Megjithëse legjislacioni shqiptar është përshtatur në një masë të madhe me bazën ligjore evropiane, zbatimi i këtyre parimeve në praktikë nuk i përmbush kriteret dhe standartet e vendosura në listën e treguesve të Këshillit të Evropës.  Kjo gjë vjen si pasojë e mangësive apo problemeve në legjislacion, institucioneve të dobëta në zbatimin e ligjit, ndikimit të faktorëve të tjerë politikë dhe ekonomikë, si dhe gjendjes së vështirë ekonomike dhe statusit social të gazetarëve. Sipas studimit, ka pasur mangësi në legjislacion ose ai është zbatuar në mënyrë selektive në lidhje me mbrojtjen e lirisë së shprehjes, lirisë për të kritikuar zyrtarët shtetërorë, pavarësia dhe efikasiteti i rregullatorëve dhe i trasmetuesit publikë.

Gjithashtu, parandalimi i monopoleve në media, neutraliteti i ndihmës ekonomike shtetërore, apo ekzistenca e mekanizmave që garantojnë pavarësinë editoriale mbeten pika të dobëta të tregut mediatik shqiptar. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt edhe në standartet profesionale të raportimit dhe në mungesën e vetërregullimit në media. Nga ana tjetër, edhe aksesi i informscionit për të gjithë mediat nuk ka qenë i njëjtë nga ana e autoriteteve, gjë që mund të vështirësojë marrjen e informacionit nga ana e gazetarëve. Hartimi i këtij raporti është bazuar te një metodologji e mbështetur në mbledhjen e të dhënave statistikore, studime dhe sonadazhe të mëparshme, analiza ligjore, sondazhe dhe intervista të thelluara me profesionistë të fushës së medias, përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe institucioneve publike.

Gjatë prezantimit të raportit ishin të pranishëm ambasadorja e Hollandës në vendin tonë, përfaqësues të Autoritetit të Mediave Audiovizive, të Institutit shqiptar të Medias, si dhe gazetarë e analistë të njohur.