Përse Rrjeti nuk do të jetë më kurrë i njëjti

Përse Rrjeti nuk do të jetë më kurrë i njëjti

477
0

Kur në mes hyn politika, nuk ka biznes që mban. Një kompani shumë e fuqishme, Standard Oil, në fillim të shekullit të kaluar nisi dhe orientoi politikat e vete antitrust botërore, falë të famshmit Sherman Act. Tani, çështja Cambridge Analytica rrezikon të jetë për Rrjetin, ai që skandali diesel ishte për automjetet. Një tronditje që revolucionarizoi qasjet dhe rregullat. Në cilin drejtim? E paqartë. Dhe pasiguria është ajo gjë, të cilës tregjet i tremben gjithmonë

 

Mjafton të shohësh ecurinë e titujve të Facebook në bursë, si dhe të “titanëve të tjerë të Rrjetit”, për të kuptuar se skandali i lidhur me Cambridge Analytica rrezikon të jetë diçka më shumë se sa një pengesë e thjeshtë. Eshtë diçka që i ngjan një Revolucioni të Rrjetit. Rrjeti social i krijuar nga Mark Zuckerbergu pësoi rënie të hënën dhe dje. Po kështu edhe Twitter. Kanë pësuar një frenim Amazon, Netflix, Apple dhe Alphabet (kompania që kontrollon Google). Çështja është e ditur. Facebook ka të dhënat që përdoruesit i dhurojnë, sa herë që duan ta përdorin për t’u vënë në kontakt me miq dhe të afërm. Këto të dhëna, më pas “brumosen” për të krijuar profile që u “shiten” kompanive publicitare. Me Cambridge Analytica, u kupta se përtej kompanive publicitare, për profilet tona ishin të interesuara edhe partitë. Ajo që deri tani ishte një temë e pozicioneve dominuese në treg, është shndërruar në çështje politike. Të arrish të influencosh votimin në një vend si SHBA nuk është gjë që mund të kalojë pa u vënë re. Dhe kështu, tregjet dhe investitorët në këto orë, po pyesin se çfarë do u ndodhë këtyre gjigandëve, të cilët deri më sot u përgjigjeshin logjikave të biznesit dhe tani duhet të përballen edhe me një ofensivë sociale dhe politike? Kur në mes hyn politika, nuk ka biznes që mban. Një kompani shumë e fuqishme, Standard Oil, në fillim të shekullit të kaluar nisi dhe orientoi politikat e vete antitrust botërore, falë të famshmit Sherman Act. Tani, çështja Cambridge Analytica rrezikon të jetë për Rrjetin, ai që skandali diesel ishte për automjetet. Një tronditje që revolucionarizoi qasjet dhe rregullat. Në cilin drejtim? E paqartë. Dhe pasiguria është ajo gjë, të cilës tregjet i tremben gjithmonë. / Corriere della Sera