Parashikimi i motit: Rikthehen vranësirat, ja ku do të ketë stuhi

Parashikimi i motit: Rikthehen vranësirat, ja ku do të ketë stuhi

571
0

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë Atlantike të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot me rreshje shiu.

 

E Hënë 12 Mars 2018

 

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu. Në Ultësirën Perëndimore rreshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara me intesitet të lartë. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-25 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur.

 

Temperaturat min dhe max

 

Zonat malore 4/17°C

 

Zonat e ulëta 10/20°C

 

Zonat bregdetare 11/21 °C

 

E Hënë 12 Mars 2018

 

Kosova per ditën e Hënë dt 12 Mars do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm pra me vranësira dhe rreshje shiu , ku nuk do të mungojnë edhe kthjellimet. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 6°C në mëngjes deri në deri në 16°C në mesditë.

 

E Martë 13 Mars 2018

 

Dita e Martë dt 13 Mars: Moti do të mbetet me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu të herë pas herëshme me intesitet mesatar. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.

 

Temperaturat min dhe max

 

Zonat malore 3/13 °C

 

Zonat e ulëta 8/16°C

 

Zonat bregdetare 10/17 °C

 

Meteorologe: Rezarta Xhakollari