Ecte 18 km për të shkuar në punë, kolegët bëjnë gjestin human...

Ecte 18 km për të shkuar në punë, kolegët bëjnë gjestin human kur e zbulojnë

500
0

Disa punonjës të UPS u bashkuan së bashku për të blerë një makinë për kolegun e tyre, pasi mësuan se bënte cdo ditë 18 kilometra rrugë në këmbë për të shkuar në punë. Në mënyrë që të mblidhte të ardhura për vajzën e tij dhe familjen Trenton Lewis nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të zgjohej në tre të natës dhe të shkonte në punë. 21-vjeçari nuk i tregoi askujt për këtë gjë dhe asnjëherë nuk kërkonte justifikime prej 7 muajsh që ai ishte në punë. Por punonjësit e tjerë arritën që ta zbulonin. Dhe javën e kalur ndërmorrën një gjest shumë të rrallë. Ata i kërkuan Lewis që të vinte në një mbledhje të shkurtër sindikale. Kur u shfaq në mbledhje fytyra e tij u ndryshua komplet.

Nga habi kaloi në një buzëqeshje mirënjohëse pasi kolegët e tij i dhanë çelsat e një makine të re. Ata i dhuruan një makinë që kushton pak më pak se 2.000 dollarë dhe tashmë i riu nuk duhet të ngrihet herët dhe të ecë me orë në shi dhe dëborë por do të shkojë me makinë në punë.