Ja cilat janë 10 aeroportet me numrin më të madh të udhëtarëve,...

Ja cilat janë 10 aeroportet me numrin më të madh të udhëtarëve, Dubai mban vendin e parë

515
0

Të dhënat e mëposhtme janë publikuar nga statistikat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, sipas të cilave, në vend të parë për numrin më të madh të udhëtarëve është Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait. Rreth 88.2 milionë udhëtarë fluturuan gjatë vitit 2017 nga Aeroporti i Dubait, afërsisht rreth 5 milionë më shumë në krahasim me vitin 2016 (83.6 milionë dollarë). Sipas CEO-s së këtij aeroporti, Paul Griffiths, numri i udhëtarëve pritet të shkojë në 90.3 milionë gjatë 2018-s. 2014 ishte edhe viti në të cilin ai ia tejkaloi Aeroportit Heathrow të Londrës, dhe që prej atij viti ka qëndruar gjithmonë në vend të parë. Ja se cilët janë edhe 10 prej pretendentëve të tjerë për të dalë në vend të parë:

 

Aeroporti Ndërkombëtar Heathrow i Londrës

Aeroporti Ndërkombëtar i Heathrow në Londër ka rënë në vend të dytë, por një rënie e tillë e ka lënë atë shumë pas. Sipas të dhënave të publikuara në 2016, ai regjistroi një numër prej 76 milionë udhëtarësh, vetëm 1% më shumë se një vit më parë.