Videoskandalet rozë/Sekretar në Partine Demokratike

Videoskandalet rozë/Sekretar në Partine Demokratike

834
0

hotel-420x236

Muajt e fundit viedoskandalet seksuale të politikanëve po pushtojnë qarqet mediatike. Pas videos të kryebashkiakut të Dibrës, opozita deklaroi se janë edhe dy video ministrash, i pari jashtë shqipërie në Brazil dhe një video tjetër. Të dyja këto materiale nuk u publikuan kurre.

Nuk dihet arsyeja por duket se videot  kanë qenë më shumë private sesa abuzime për shkak të detyrës si në rastin e Shukri Xhelilit ish-kryebashkiakut te Dibres.

Citynews ka sjellë dje një material Fatziu dhe Fatina, (Kliko ketu   http://www.citynews.al/2016/08/fatziu-dhe-fatina-bemat-e-sekretarit-te-burimeve-njerezore-seksuale-te-partise/1 ), një shkrim i plotë për një histori rozë të një sekretari partie, dikur deputet me një pedagoge që kërkon të jetë e ardhmja politike e vendit.

Detajet në shkrim flasin qartë për dy personazhet, por të njëjtat burime i thanë citynews se lidhja e tyre për shumë qytetarë dhe për ta nuk është se ka shumë sekrete. Historia fillon vite më parë dhe vazhdon. Vajza kërkon karierë në politikë, sekretari i premton mandat deputeti.

Përvec mbylljes në hotele dhe motele, ata janë parë hapur të dalin në publik në kryeqytet dhe të drekojnë edhe megjithse në lokal hynin dhe dilnin me rradhë.

Sekretari dhe pedagogia, thanë të njëjtat burime, janë filmuar duke hyrë në një hotel, ky material do sillet së shpejti nga citynews.al, në rast se poseduesit e saj do pranojnë që ne të jemi publikuesit e videos. Do përpiqemi të rruajmë sa më ekstremisht etikën, por kur dy personazhe janë politike dhe publikë, që pritet të jenë përfaqësues të popullit qytetarët duhet të dinë të vërtetën e tyre. Politike në interes të qytetarëve, në politike në shërbim të elektoratit dhe militantëve apo për turizëm seksual në zonat juglindore./citynews