Marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe Shqipërisë festohen me lançimin e dhomës së...

Marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe Shqipërisë festohen me lançimin e dhomës së re të tregëtisë

490
0

Në 25 vjetorin e saj Ambasada e Zvicrës mbajti një aktivitet ku u diskutuan lidhjet ekonomike dhe të biznesit midis dy vendeve si dhe inovacioni si një forcë lëvizëse për ekonominë. Dhoma e re e Tregëtisë Zvicerano-Shqiptare gjithashtu u lançua zyrtarisht në këtë aktivitet. Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Shqipërisë janë përmirësuar edhe në fushën ekonomike dhe të biznesit që kur Zvicra hapi Ambasadën e saj për herë të parë 25 vite më parë. Sidoqoftë, ka shumë më tepër potencial për t’u shfrytëzuar kur bëhet fjalë për investime dhe tregëtine dypalëshe. Këto ishin mesazhet e ditës së dytë të aktiviteteve të 25 vjetorit të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë. “Do të doja të shihja më shumë biznese dhe investime zvicerane në këtë vend. Potenciali ekziston por mbetet shumë për t’u bërë për ta shfrytëzuar atë. Më vjen mirë që sot po hedhim një hap përpara me lançimin e Dhomës së Tregëtisë Zvicër-Shqipëri”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf gjatë fjalimit të hapjes. I pranishëm në ngjarje ishte edhe Raymond Furrer, Kreu i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), i cili foli mbi inovacionin. “Inovacioni është temë komplekse dhe eshtë thelbësor për konkurrueshmërinë dhe për gjenerimin e punës. Është kombinim i teknologjive të reja me adaptimin ndaj situatave të reja. E rëndësishme është mendësia: inovacioni krijon fitues dhe humbës, ai sjell rreziqe, rreziqe të llogaritura. Dështimet janë të rëndësishme pasi ato i bëjnë më të fortë guximtarët”. Një diskutim në panel vijoi ku përfaqësues të qeverisë shqiptare, universiteteve dhe bizneseve folën mbi atë se si mund të përmirësohet mjedisi për biznese dhe ‘start-up’-e, si të përfshihet inovacioni, dhe si të arrihet rritja e punësimit. Ministrja në ikje e Inovacionit Milena Harito more pjesë në këtë diskutim bashkë me Gianni Nigro, Zv. President i SICPA, Lozanë, me Daniel Meier, CEO i Aerotain, Zyrih, dhe Linda Shomo, CEO e EasyPay, Tiranë.  Lançimi i Dhomës së Tregëtisë Zvicër-Shqipëri ishte momenti më i spikatur i mbrëmjes ku Xavier Davard, Presidenti i dhomës së sapo-formuar si përfaqësi e disa bizneseve zvicerane, përshëndeti të ftuarit dhe njoftoi se “Dhoma e Tregëtisë Zvicër-Shqipëri” do të jetë një promovuese e fortë e shkëmbimeve të biznesit midis dy vendeve dhe do të kontribuojë në sektorët që kanë nevojë për ekspertizë nga kompanitë zvicerane”,tha Z. Davard. Një nga aktivitetet e para të Dhomës do të jetë investimi në shkollën profesionale ‘Pavarësia’ në Vlorë ku do të sigurohen printera 3D printers për studentët. Dhoma ka pesë kompani zvicerane si anëtarë themelues: Trans Adriatic Pipeline (TAP), SGS, SICPA, PWC, dhe SIKA. Festimet e 25 vjetorit të Ambasadës së Zvicrës vijonë të mërkurën, 14 Shtator me një premierë të produksionit filmik zvicerano-shqiptar ‘Përballja me të Shkuarën’ dhe një diskutim në panel mbi këtë temë.