Pas zyrtarizimit të emrave në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbledhjen e parë me kabinetin qeveritar.
Mbledhja me 13 ministrat dhe zv/kryeministren do të zhvillohet pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Kryeministri vijon që t’i qëndrojë traditës, pasi edhe para 4 viteve mbledhjen e parë me ministrat e zhvilloi në qytetin që u zgjodh deputet.
Në mbledhjen informale me 13 ministrat dhe zv/ Kryeministren do të përcaktohen kompetencat për secilën ministri, drejtoritë e varësisë, por edhe godinat e reja pas ristrukturimit dhe shkrirjes që pësuan disa ministri.
Nga ristrukturimi i qeverisë së re, u shkurtuan 6 ministri, ndërsa një pjesë e tyre do të kalojnë në nivel drejtorish.
KABINETI I RI QEVERITAR “RAMA 2”
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi