Kanë kaluar pak ditë që kur Olsi dhe Fjorentina, dy ish-banorë të “Big Brother 9” i dhanë fund lidhjes së tyre të nisur që në audicionet e këtij “reality show”. Që nga momenti kur publikisht thanë se nuk do të ishin më bashkë, nga ana e të dyve ka pasur një heshtje në rrjete sociale. Megjithatë, Olsi dhe Fjorentina duket se i kanë mënjanuar disi mosmarrëveshjet mes tyre ose të paktën këtë gjë na kanë lënë të kuptojmë ditën e djeshme. Fjorentina ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet duke menduar dhe bashkangjitur ka shkruar këtë shprehje:
“Mendimet e tepërta të plakin shpejt”. Mes shumë komenteve, ai që tërheq vëmendjen është komenti i Olsit.
Pas kësaj bisede me siguri fshihen shumë nënkuptime, megjithatë na lënë të kuptojmë se mes tyre nuk ka mëri të akumuluar nga ndarja. Mos ndoshta ata të dy do të kthehen bashkë? Nuk i dihet asnjëherë, mbetet për t’u parë./Blitz.al