“Patër Andrea Gjekaj pas 100 viteve rikthehet martir në vendlindje…”

“Patër Andrea Gjekaj pas 100 viteve rikthehet martir në vendlindje…”

578
0

Siç ishte njoftuar para disa ditëve në Qendren Informative –Kulturore (QIK) në Tuz mbremjen e dates 4 gusht 2017 u bë promovimi i filmit dokumentar kushtuar Patër Andrea Gjekajt , vrarë mizorisht nga ushtria turke me 8 tetor 1912. Dokumentari kushtuar kesaj figure emblematike të meshtarisë e atdhetarisë ka per atutor gazetarin e njohur e vlersuar z.Gjok Dukaj. Në ketë promovim salla e QIK ishte mbushur plotë si rrallë herë nga qindra banorë të Malesisë Madhe (në dy anët e kufirit politik) e më gjërë. Në ketë natë promovuese e nderuese per Patër Andrean kishin ardhur edhe meshtar e hierark të kishes katolike si Arqipeshkvi i Tivarit z.Rrok Gjonmarkaj , Patër Prelë Gjurashaj , Patër Pashko Gojçaj , Patër Mirash Marinaj etjer. Kishte ardhur enkas në ketë promovim edhe konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër z.Gjergj Leqejza , si dhe  familjar të Patër Andreas me banim në SHBA e tjer. Në promovimin e dokumentarit nuk do të mungonin perfaqesues të mediave të shkruar e vizive si gazetari Pëllumb Sula i Zërit të Amerikës (VOA) , Gëzim Vuçaj i TV-Koplikut , Rifat Ymeri , Kolë Vasili etjer. Aktiviteti promovues u drejtua nga gazetarja e re e me prespektivë Dijana Dukaj dhe e ndihmuar nga bija e Gjurashajve e lindur e rritur në Amerikë znj.Dijana Gjurashaj. Perpara paraqitjes së dokumentarit mbajti një fjalë të bukur e domethenëse Patër Prelë Gjurashaj , dhe fill pas kesaj fjale në monitor u çfaqë dokumentari prej 40 minutash. Dokumentari i ideuar e realizuar nga z.Gjokë Dukaj rrefente historinë e jetës dhe vepres të meshtarit e atdhetarit të martirizuar Patër Andrea Gjekaj. Dokumentari paraqiste mjaft pamje nga vendlindja dhe vend-sherbimi i meshtarit , dokumente të filmuara , intervista nga “familjarë” të Patër Andreas si Nikollë Dedë Gjurashaj , Dijana Gjurashaj ,si dhe nga meshtarët që sot ndjekin “rrugen” meshtarake të Patër Andreas si ish famulltari Trieshit Patër Mirash Marinaj , famulltari i Tuzit Patër Pashko Gojçaj , Patër Prelë Gjurashaj e tjer. Dokumentari shoqerohej me disa vargje me trajta “homerike” të shkruara nga Patë Zef Jankaj dhe kushtuar Patër Andrea Gjekaj.  Dokumentari pasurohej me një “prononcim” me shumë vlera per “curriculumin” e Patër Andreas nga publicist dhe ish gazetari i Zërit të Amerikes z. Gjekë Gjonlekaj e tjer. Pas paraqitjes së dokumentarit fjalen e mori famulltari i famullisë së Tuzit Patër Pashko Gojçaj , per të vijuar me një histori per fisin e Gjurashajve të Trieshit nga historiani Gjon Ivezaj. Pas z.Ivezaj bëri një pershendetje të veçant një ndër malësorët më të sukseshëm në SHBA , prokurori i njohur Gjon Junçaj , i cili megjithse i lindur , rritur e shkolluar në Amerikë , ai per nga gjuha e të parëve dhe vlerat patriotike është një hotjanë e malësor i vertet shqiptar. Në ketë promovim do ta merrte fjalen edhe autori i ketij dokumentari z.Gjokë Dukaj , i cili pershendeti të pranishmit , falnderoi bashkëpuntoret e tij dhe veçanarisht meshtarët dhe hierarket e kishes në Malesi , Tivar e më gjerë , ku pa ndihmen e të cilëve tha ai nuk do mund të realizohej ku dokumentar. Z.Dukaj në mbyllje të fjales tij pershendetëse tha se ky dokumentar nuk është shterues per ketë figurë kaq të madhe të binomit Fe e Atdhe , pasi ai dha jeten me kryq në dorë duke u dhenë sherbesat e fundit shpirterore e hyjnore të plagosurve dhe të vdekurve në fushen e luftës , por që ushtria turke i mori jeten mizorisht…. Në fund të ketij promovimi pershendeti e falnderoi pjesmarresit në emër të “familjes” Gjurashaj sternipi i Patër Andreas , Nikollë Dedë Gjurashaj. Ai mbi të gjitha falnderoi ideuesin dhe realizuesin e ketij dokumentari , gazetarin Gjokë Dukaj dhe bashkepuntorët e tij , ku një nder ata është edhe djali i Gjokës , Kristian Duka e tjer. Para mbylljes të ketij promovimi të pranishmeve ju kujtua se aktiviteti kushtuar Patër Andrea Gjekaj-t do të vijojë me datë 5 gusht (2017) në kishen e Trieshit , ku do të mbahet edhe një meshë pershpirtje per Patër Andrea Gjekaj , martirin e kishës e atdheut siç e quajten të pranishmit e kesaj nate promovuese , e cila u mbyllë me një koktej të bollshem e sinjifikativ në “hollin” e QIK të Tuzit.

(Shenim: Pater Andrea kishte lindur në vitin 1874 në katundin e njohur të Trieshit në Nikëmarashaj , dhe ishte djali i trimit e atdhetarit të njohur Vuksan Deda –Gjurashaj. Patër Andrean e vogël kur e pagëzojnë në kishë e pagëzojn me emrin e bukur Lul , pra Lul Vuksani – Gjurashaj. Kur Luli fillon të rritet në shpirt e në zemer e thërret deshira per tu bërë meshtar , gjë që nuk ishte e lehtë , por ai me bekimin e prinderve e familjareve të tij e merr ketë rrugë dhe shkollohet , duke realizuar keshtu thirrjen- dëshirë të tij- shpirtërore , por edhe atdhetare per tu bërë meshtar e famulltar , per ti sherbyer grigjës kristiane-katolike dhe atdheut. Kështu që siç e kerkonte rregulli fetar Lul Vuksan Gjurashaj u bë famulltari Andrea Gjekaj. Patër Andrea perveç famulltarit të “zakonshem” të besimtarëve (civil) ai do të ishte i “aftësuar” edhe si kapelan , prift që kryente sherbime fetare edhe në ushtri).

Tuz me 04 gusht 2017

Perg. Ndue BACAJ