Leonardo Bonucci ka mohuar spekulimet rreth largimit nga Juventus.
Leonardo Bonucci nuk do të largohet nga Juventus.
Mbrojtësi italian spekulohej se është pranë transferimit në Chelsea te ish trajneri i tij, Antonio Conte.
Por, Bonucci ka qetësuar tifozët e Juventusit duke konfirmuar të ardhmen e tij në Torino, përcjell “lajmi.net”.
“Unë do të largohem nga Juventus? Janë vetëm fjalë të kota. As që bëhet fjalë”, deklaroi Bonucci për “La Stampa”.