Aqif Rakipi: Shihemi më 25 qershor!

Aqif Rakipi: Shihemi më 25 qershor!

559
0

Kandidatët e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet për qarkun Elbasan, zhvilluan ditën e djeshme një takim elektoral me banorët e njësisë administrative Bradashesh. Deputeti i qarkut të Elbasanit dhe kryesuesi i listës së kandidatëve, Aqif Rakipi, vlerësoi se Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk është më një parti e vogël dhe këtë do ta tregojë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Sipas z. Rakipi, të gjithë do ta shohin ndryshimin që do të vijë pas këtyre zgjedhjeve, nëse votojnë për PDIU-në. Në fjalën e saj kandidatja Elena Xhina, nënvizoi se të gjithë kandidatët në këtë parti, punojnë si një ekip për të qenë gjithnjë në krah të njerëzve. Më tej, znj. Xhina premtoi se problemet që shqetësojnë Bradasheshin do të adresohen në Parlament nga deputetët e ardhshëm të kësaj force politike. Kandidati dhe njëkohësisht kryetari i PDIU-së dega Elbasan, Servo Mehmeti, kërkoi votën e banorëve të Bradasheshit, si zgjedhja e duhur, që zëri i tyre të përfaqësohet në Parlament. E pranishme në takim ishte edhe kandidatja Florenca Halili e cila gjithashtu premtoi se çdo hall dhe problem do të gjejë zgjidhje nëse vota shkon për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Sipas kandidatëve është për tu vlerësuar fakti që lista e PDIU përbëhet nga njerëz që jetojnë dhe punojnë në qarkun e Elbasanit. Banorët e pranishëm në takim, siguruan kandidatët se mbështetja e banorëve të Bradasheshit do të jetë maksimale në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Nga Klodiana Hilaj