Bledi Çuçi sulmon LSI-në: Ata kanë libra telefonash, ne libra projektesh e...

Bledi Çuçi sulmon LSI-në: Ata kanë libra telefonash, ne libra projektesh e punësh

448
0

Kryesuesi i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi dje një seri takimesh duke filluar në pazarin e qytetit e Kelcyrës për të vazhduar më pas në Ballaban, Goricë dhe Kolonjë, ku shpalosi programin për rilindjen rurale. Gjatë fjalës në Kolonjë, duke i’u referuar indirekt deklaratave të deputetit të LSI, Vangjel Tavo se posedon numrat e të gjithë votuesve, ai deklaroi se njerëzit kanë nevojë për libra projektesh e jo libra telefonash. “Mos u ngatërroni me asnjë retorikë boshe me njerëz që ju flasin për numra telefoni. Ata kanë libra telefonash ndërsa ne kemi libra projektesh dhe libra punësh që bëjmë dhe janë pikërisht këto lloj librash që kanë nëvojë shqiptarët.” Më tej, Çuçi prezantoi programin për bujqësinë teksa theksoi se 240 mijë hektarë tokë vaditen rregullisht, 2 herë më shumë se gjatë 25 viteve të fundit. “Bujqësia ishte tërësisht e braktisur në 25 vite. 125 mijë hektarë tokë vaditeshin në2013 dhe vetëm falë reformës territoriale e cila i dha mundësi financiare bashkive të ishin aktorë kryesorë në punë komunitare, e kemi çuar ne 240 mijë hektarë. Brënda 2 viteve të mandatit të ardhshëm, ne nuk do të lëmë asnjë centimetër tokë të punueshme në shqipëri pa vaditje.” tha Çuçi. Në fund të fjalës së tij, ish-ministri për çështjet vendore premtoi se gjatë mandatit të dytë do të hiqet TVSH për inputet kryesore bujqësore duke sjellë një lehtësim 30 milionë dollarë për fermerët.

Marre nga argjirolajm