Lista, kur të gjithë duan të jenë në vendin e parë

Lista, kur të gjithë duan të jenë në vendin e parë

561
0

Problemi i madh i demokracisë shqiptare janë listat e mbyllura të kandidatëve. Ato bëjnë që votuesit të mos dinë paraprakisht se kë do të votojnë. Që, ata që do të jenë në listë nuk përzgjidhen nga anëtarësia e partisë, por nga shijet e kryetarit, i cili fut dhe heq nga lista këdo që nuk i pëlqen atij dhe jo partisë apo shoqërisë. Kjo e ka bërë demokracinë një lloj prone, e ka bërë partinë një lloj biznesi, një lloj kioske, ku kryetari është edhe pronar, edhe magazinier, edhe auditues. Kjo është formula për të cilën kanë rëndë dakord kryetarët e partive, sepse kështu ata mbajnë nën kontroll partinë dhe qeverinë, aleatët dhe këdo. Sepse kështu mbajnë rreth vetes servilë dhe të bindur, tulasin zërat oponentë, sheshojnë debatet dhe “kryenecësitë” dhe zbatojnë me sukses parimin “shefi ka gjithmonë të drejtë”.
Por pas listave, vjen edhe një problem tjetër që po shfaqet vrullshëm në PD. Kandidatët duan të jenë të gjithë të parët në listë. Në disa qarqe ka patur tërheqje nga gara sepse nuk i pëlqen vendi. Por a di njeri ndonjë listë ku të gjithë janë në vendin e parë? Edhe banorët e Kuçit të Vlorës që deshën të uleshin të gjithë në vendin e parë kur autobuzi mbërriti në fshat, dështuan, pasi autobuzi nuk u nis fare nga fshati pasi u vonua shumë nga debatet për “listën”.