Zhvillimi urban dhe turizmi -gati projektet e zhvillimit

Zhvillimi urban dhe turizmi -gati projektet e zhvillimit

540
0

 Projektet e reja në kuadër të zhvillimit të Integruar Urban dhe Turizmin pritet të nisin së shpejti, me shfrytëzimin e kredisë 63.8 milionë nga Banka Botërore.

Burime nga ministria e Zhvillimit Urban bëjnë të ditur se projektet e ndërtimit të infrastruktures perfishijnë katër qendrat urbane nga Saranda, Gjirokastra, tek Berati dhe Përmeti dhe lidhet me investime specifike brenda qytetit.

Komponenti tjeter i projektit zhvillimor është përmirësimi i sajteve turistike me një kosto të parashikuar prej 8.4 milionë euro që synon ndërhyrjen në disa asete turistike të trashëgimisë.

Nderkohe qe komponenti i tretë lidhet me tregun turistik dhe zhvillimin e produkteve me një fond 7.7 milionë euro që do të financojë aktivitete promovimi dhe mbështetjeje për bashkitë për të ndërtuar produktin turistik. Dhe së fundmi është komponenti i mbështetjes së zbatimit me 3.2 milionë euro që zakonisht shkon për pjesën e monitorimit, mbështetjes dhe konsulencës ndaj ekipit zbatues.e.xh

 Marre ne ATSH