Presidenti i Shoqatës “Komuniteti shqiptar në Itali”, Ahmet Bendo: Gjuha shqipe, pensionet...

Presidenti i Shoqatës “Komuniteti shqiptar në Itali”, Ahmet Bendo: Gjuha shqipe, pensionet dhe e drejta e votës, problemet që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Itali

1893
0

“Mbështetje maksimale kandidatit për këshillin e Bashkisë së Cremonës, Landi Hajazi”

Nga Eglantina Alliaj

 

Kandidati shqiptar për këshillin bashkiak të Cremonës në Itali, Landi Hajazi zhvilloi një takim me përfaqësues dhe anëtarë të shoqatës Komuniteti Shqiptar në Itali, Brescia dhe Provinca. Në fokus të këtij takimi ishte njohja, bashkëpunimi dhe kërkesat e parashtruara nga zoti Landi Hajazi. Ai përshëndeti të pranishmit në emër të këshilltarëve, në emër të konsultës së emigrantëve, si dhe në emër të të gjithë shqiptarëve të Cremonës. Vet presidenti i Shoqatës “Komuniteti shqiptar në Breshia dhe province në Itali”, Ahmet Bendo garantoi mbështetje maksimale për kandidatin shqiptar Landi Hajazi për në këshillin e Cremonës. Në një intervistë për portalin “vizion.com.al”, zoti Bendo bëri të ditur dhe problematikat kryesore që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Itali dhe që sipas tij kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti shqiptar. Problemi i gjuhës shqipe,  njohja e viteve të punës dhe e drejta e votës, janë tre çështje që shteti shqiptar duhet të ndihet që është shtet.

 

 

Zoti Bendo, ju jeni presidenti i shoqatës Komuniteti Shqiptar në Breshia dhe province në Itali. Cilat janë problematikat që ka ky komunitet aktualisht?

 

Problematikat që na shqetesojnë si komunitet janë të shumta, por unë po i përmbledh në tre, të cilat janë më imediate, dhe shteti shqiptar duhet të ndihet shtet.

1-Marrëveshje me shtetin Italian lidhur me vitet e punës në Shqipëri së emigrantit shqiptar t’i bashkangjiten viteve të punës në Itali.

2- E drejta e votës, dhe i të qenurit i votuar në mënyrë telematicamente nga Italia.

3- Pika më e rëndësishme që proekupon komunitetin tonë është: Problemi i gjuhës shqipe, shteti ynë dhe ne si shoqata të mirëfillta ( në rolin e kordinuesit ) duhet të gjejmë rrugët e mundshme diplomatike për të futur, të obliguar gjuhën shqipe në shkollën shtetërore Italiane.

Sa shqiptarë jetojnë në Breshia, dhe sa janë të integruar në jetën publike, sociale e kulturore?

Në Brescia janë rezident të integruar 18.780. shqiptarë nga Shqipëria, po të fusim dhe numrin e shqiptarëve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, numri i përgjithshëm shkon reth 27.600 persona. Përsa i përket jetës publike e sociale, kemi një integrim të mirë, pasi shumë shqiptarë kanë marrë qytetarinë italiane ( citadinanca ) kanë mbaruar Universitetin, janë avokat, doktorë, assessor comunal etj. Sa për jetën kulturore, mblidhemi së bashku, festojmë të gjitha festat tona, bëjmë promovime librash, ditë të kulturës dhe historisë tonë etj.

 

Ju zhvilluat  një takim me kandidatin shqiptar, Landi Hajazi, për në këshillin e Cremones. Cila është mbështetja që ju do i jepni?

Dua të them në fillim se kaluam më shumë se dy orë të mrekullushme së bashku. Sigurisht ndihma jonë si shoqatë, për kandidatin në këshillin e Bashkisë së Cremonës, Landi Hajazi do të jepet e pa kursyeshme, duke u impenjuar të gjithë, duke filluar nga ana ime dhe i gjithë stafi im drejtus. Në Cremona kemi njërëzit tanë, si të afërt, si ata persona që kemi lidhjet tona kulturore, ata së bashku me të njohurit e tyre do të votojnë për shqiptarin tonë Landi Hajazi.

Cili është roli i shoqatës që ju drejtoni?

Shoqata jonë është një sofër e madhe, ku ne si shoqatë ulemi me shumicën e komunitetit shqiptar, duke qarë hallet tona me njër-i tjetrin, duke festuar së bashku, duke ndihmuar njëri- tjetrin, duke bërë integrimin e komunitetit shqiptar në Brescia e provinca. Po si bëjmë këtë integrim të komunitetit tonë? Atë e bëjmë me anë të anëtarëve të Komitetit drejtuseve, sekretariatit të shoqatës, të cilët janë njerëz të përkushtuar për të ndihmuar personat në vështirësi. Kemi ndihmuar dhe një numër personash të cilët kanë ardhur nga Shqipëria për motive shëndetësore, edhe personat me moshë minore të trajtuar keq nga prindërit e tyre. Shoqata jonë është shoqatë Atdhetare patriotike, kulturore që jep asistencë në të gjitha drejtimet komunitetit shqiptar në Brescia dhe Provinca, dhe jo vetëm, çdo ndihmë që jep, e jep në mënyrë vullnetare pa pagim.