INSTAT: Inflacioni i harmonizuar, në prill 3.6 %

INSTAT: Inflacioni i harmonizuar, në prill 3.6 %

528
0

Indeksi i Çmimeve të Harmonizuara të Konsumit që përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmejt vendeve llogaritet 3.6 % gjatë muajit prill. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave, INSTAT, ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” me 8,0 %, pasuar nga grupet “transport” me 3,5 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “argëtim dhe kulturë” me 3,0 %, etj. Ndërsa çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” u ulën me 2,1 %, pasuar nga grupi “mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %. Në muajin Prill 2017, ndryshimi mujor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është -0,7 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”.