Seksi, ja arsyet pse duhet bërë shpesh dhe me dëshirë

Seksi, ja arsyet pse duhet bërë shpesh dhe me dëshirë

747
0

Mes lojës dhe tërheqjes, disa sugjerime për të zbuluar qejfin, të djegësh kalori dhe për të forcuar lidhjen mes një çifti

 

Seksi dihet, i bën mirë humorit dhe trupit; të dhuron alegri, rregullon marrëdhënien mes çiftit, përmirëson shëndetin në përgjithësi dhe anën kardiake të zemrës, dhe së fundi por jo më pak e rëndësishme, djeg kalori. Ta shohim si. Në një orë seks, burrat djegin 101 kalori, ndërsa femrat 70 deri në 90 kalori, pra ekuivalenti I gjysëm ore shëtitje. Por, në seks, statistikat janë relative, pasi kur kemi një intimitet të lumtur, prodhimi I hormonit ka një impakt, ritmi kardiak do të rritet dhe lëkura do të marrë një shkëlqim. Ndërkohë që një tjetër aspekt i rëndësishëm i të bërit seks është i lidhur me formën fizike. Ja disa këshilla për të përmirësuar gjimnastikën nën çarçaf; pozicionet më të mira gjatë seksit, lëvizjet që trajnojnë muskujt e barkut dhe frymëmarrjen korrekte.

  1. Kush nuk e kujton zhveshjen e të mrekullueshmes Kim Basinger në filmin “9 javë e gjysëm”? Jo të gjithë e dinë se heqja e rrobave të bën të konsumosh rreth 12 kalori. Pra, që të jesh ekstremisht joshëse, është një formë e dietës edhe zgjatja në kohë e zhveshjes para seksit është shumë e rëndësishme.
  2. Përkëdhejet me fjalë janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm që favorizojnë intimitetin dhe sigurojnë një seks xhentil, por ja vlen të kujtosh se 30 minuta përkëdhelje të lejojnë të djegësh 100 kalori, një motiv më shumë për të mos e kapërcyer fazën parapërgatitore. Jo keq, në fakt!
  3. Përktdheljet e trupit dhe fjalët e ëmbla, janë një gjest afektiv dhe intim. Duhen shtuar përkëdheljet para, gjatë dhe pas kontaktit seksual, pasi rrit kënaqësinë dhe përfshin partnerin në këndvështrimin emocional dhe erotik.
  4. Puthjet. Nuk ka gjë më intime se një puthje e thellë…francezët thonë e gjatë. Puthja është një gjest që shumë shpesh në një çift që kanë një kohë të gjatë bashkë, lihet pasdore -ose më keq akoma, shpesh harrohet. Bëhet fjalë për një praktikë që duhet mbajtur në jetë, sepse ndihmon në forcimin e lidhjes në çift, por edhe si një ilaç kundër humbjes së dëshirës e që ndihmon në dobësim. Disa kërkime tregojnë se përmes puthjes është e mundur të konsumosh 80-100 kalori.
  5. Çështje ritmi. Të bësh seks vë në punë muskujt e barkut, krahët, këmbët dhe të pasmet. Të eksperimentosh pozicione të reja është e dosmosdoshme në eros edhe për formën fizike. Në një raport seksual digjen 250 kalori, prandaj ja vlen ta bësh! Nëse do duam të lëmë mërzinë pas krahëve, duhet ta fiksojmë në kokë se nuk ekzistojnë zona të trupit të ndaluara, të pista apo që të mund të të vijë turp. Duhet superuar të ardhurit turp dhe të eksplorojnë trupin tënd me delikatesë e kuriozitet, është teraupetike dhe e kënaqshme.

Përshtati: Sonila Mesareja