Komenti i të ftuarit: Gabimi i Trumpit

Komenti i të ftuarit: Gabimi i Trumpit

584
0

Donald Trumpi e zgjoi plotësisht me shkarkimin e drejtorit të FBI-së instinktin e gjahut të hetuesve. Ai mund të pendohet për reagimin e tij impulsiv, mendon Peter Sturm i FAZ. Politikanët e kanë të vështirë. Ata i bëjnë përgjegjës për të gjitha që ndodhin diku përreth tyre. Nëse ata kanë qenë vërtet përgjegjës, këtë e mëson vetëm më vonë. Secili që merr një post politik duhet ta dijë këtë. Po kaq e qartë duhet të jetë për të gjithë, se shumicën e herëve nuk është kriza në vetvete, por mënyra si vepron me të, që çon në rrëzim. Cili do të ishte reagimi i politikanit të ri Donald Trump, po ta konfrontosh me këto dije? Meqenëse Presidenti amerikan ka tendencë të reagojë me reagime impulsive, ai ndoshta do t’i tregonte vendim me fjalë të qartë dyshuesit. Vendin njëherë për njëherë ai ia tregoi Drejtorit të Policisë Federale FBI. Me shkarkimin e tij, Trump pa dyshim veproi juridikisht brenda kompetencave të tij. Por ky vendim sërish mund t’i nxjerrë probleme. Sepse brenda pak muajsh të mandatit të tij ai e ka shkatërruar kaq shumë emrin e tij, sa nuk ia beson më askush shpjegimin zyrtar për pushimin e James Comeyt. Comey bëri diçka, të cilën një njeri si Trumpi mund ta durojë vetëm me vështirësi: ai kundërshtoi “bosin”për një çështje të rëndësishme, dhe e bëri këtë publikisht. Tani ai mori hak, dhe me efekt të madh publik. Me këtë hap, Trumpi, zgjoi megjithatë tamam”instinktin e gjahut” të kundërshtarëve të tij në të gjitha kampet politike. Pyetjet drejtuar Presidentin bëhen më këmbëngulëse. A ka ndonjë gjë që duhet thënë për raportin midis Rusisë dhe ekipit elektoral të Trumpit? Kush kishte dijeni për përpjekjet e Rusisë, për ta ndikuar aktin e votimit?

Ndoshta, në fund të hetimeve të gjata del që gjithçka (të paktën në kuptimin juridik) ka qenë relativisht e padëmshme. Por ndoshta ka qenë edhe ndryshe. Dëshmon gjithsesi për një instinkt tepër të pazhvilluar (të paktën një sipërmarrësi “të kualifikuar” në thelb mund t’i besohej), që Trumpi e priti kaq pranë me shkarkimin e hetuesit ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov dhe nuk dinte ç’të bënte për ta pritur sa më miqësisht. Dhe kështu mund të fitojë vërtetësi një shprehje, e cila lidhet me cinikun e madh Talleyrand: Kjo ishte më e keqe se një krim – ishte një gabim!./DW