Shqiptarët në SHBA: Samiti i Diasporës nuk pati objektiva të paracaktuara, show...

Shqiptarët në SHBA: Samiti i Diasporës nuk pati objektiva të paracaktuara, show mediatik (Video)

668
0

Samiti i Diasporës që u mbajt disa ditë më parë në Shqipëri, ka ngjallur reagime të ndryshme mes shqiptarëve që punojnë e jetojnë jashtë vendit. News24 është ndalur në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka një komunitet të madh shqiptar me ndikim në jetën politike, kulturore e ekonomike atje. Përfaqësues të këtij komuniteti janë bashkuar në urimin për samitin e diasporës, por kanë shprehur rezervat e tyre, lidhur me kriteret e përzgjedhjes së pjesëmarrësve, temave që duhet të ishin shtruar për diskutim apo mënyrës së organizimit ku diaspora nuk pati mundësi të paraqiste platformat e saj. Ata thonë se samiti i diasporës, nuk pati objektiva të paracaktuara dhe sipas tyre ishte vetëm një show mediatik nga qeveria. Ja opinionet e marra nga gazetarja Eglantina Alliaj.