Henri Shaqiri është një vogëlush nga Shqipëria, i cili ka përfaqësuar më së miri ngjyrat e kombit tonë në Turqi. 9-vjeçari nga Shkodra ka rrëmbyer çmimin e parë në spektaklin e fëmijëve më të bukur, të realizuar në Turqi me pjesëmarrje nga disa vende të botës.
Në intervistat që Henri ka dhënë në mediat e huaja ka evidentuar gjithmonë origjinën e tij nga Shkodra, duke thënë se vjen nga një vend i varfër, por me njerëz mjaft të bukur, bujar dhe krenar për vendin e tyre.
Është i dyti vit radhazi që Henri i vogël nderon Shqipërinë me përfaqësimin e tij. Edhe vjet ai ka fituar një çmim të rëndësishëm në konkursin e bukurisë, siç ishte ai i “Princit” në garën mes 12 vendeve pjesëmarrësve nga e gjithë bota, transmeton Express.
Ajo që bie në sy tek Henri, veç buzëqeshjes së tij, është edhe modeli i flokëve, të cilin djaloshi duket se nuk ka ndërmend t’i ndryshojë. “Më pëlqejnë pasi kështu jam si fotografi im”, thotë djali shkodran.