Në një intervistë për emisionin Tonight Ilva Tare, diplomati i parë amerikan, i dërguar për të rivendosur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. Christopher Hill ndau momentet e tij të ardhjes në Shqipëri për herë të parë në 1991, si dhe marrëdhëniet me liderët e kohës, Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano.
Ambasadori Hill tha se Ambasada amerikane në Shqipëri nuk ka patur asnjë rol në arrestimin e ish- liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nano dhe mohoi që arrestimi i tij të jetë bërë i konsultuar me diplomatët amerikanë.
A kishte diplomacia amerikane rol në arrestimin e Fatos Nanos?
Jo, jo, zero.
U konsultuan me ju, e dinit ju për këtë?
Kurrë. Nuk mendoj se as zoti Ryerson dhe as ndonjë nga diplomatët tanë të jetë konsultuar për këtë. Kjo është një nga ato mitet shqiptare.
Ambasadori Hill kerkoi nga klasa politike shqiptare me shume dialog per hir te interesit kombetar:
“Ajo që dua të them është se çdokush mund të ketë interesa në politikë. Ne si SHBA, kemi interesa politike. Çdokush është i lirë t’i ketë ato por ka momente të caktuara kur duhet të jeni shumë seriozë, shumë të qetë dhe të kuptoni se duhet të bëheni bashkë për të arritur atë që doni”.
Dhe nje mesazh per popullin pas 25 viteve te ndertimit te demokracise:
“Mos e humbisni durimin dhe kuptoni që demokracia nënkupton situata të ndryshme politike ku njerëzit mund të debatojnë, të luftojnë. Ka momente të caktuara kur njerëzit duhet të bëhen bashkë dhe të zgjidhin probleme të ndryshme sepse qëllimi për të përmbushur rrugëtimin e Shqiëprisë në strukturat Euro-Atlantike nuk është përmbyllur akoma”.