Ja që kryeministria nuk është vetëm për të punuar.
Dhurata Shamia, drejtoresha e protokollit të kryeministrisë martohet sonte me Tomas Frashërin, shefin dhe këshilltarin e protokollit të kryeministrit.
Të dy janë njohur në ambientet e kryeministrisë, ku përveç punës, duket se Dhurata dhe Thomasi kanë konsumuar edhe lidhjen e dashurisë.
Dasma zhvillohet sonte në ambientet e hotel “Padam” në Tiranë. Sipas burimeve të lapsi.al, lista e të ftuarve nuk i kalon 300 personat dhe çifti është kujdesur që gjithçka të shkojë pa shumë bujë.