Ndërrohen foshnjat në spital, prindërit e kuptojnë pesë muaj më vonë

Ndërrohen foshnjat në spital, prindërit e kuptojnë pesë muaj më vonë

640
0

femijet-spital_1474697955-4159549

Të porsalindurit ndërrohen në spital dhe më pas largohen me prindërit e njeri-tjetrit pa u vënë re nga askush. Kjo është ajo që ndodhi disa muaj më parë për të dy fëmijët peruan të lindur në të njëjtën ditë në një spital në Arequipa, në jut të Perusë.

Dy vogëlushët të cilët është vendosur të quhen Liam dhe Mateo, do të rriteshin pa i njohur prindërit e tyre të vërtetë nëse një nga çiftet nuk do të vinte re disa ndryshime te fëmija që po rrisnin.

Babai, vërejti se nuk kishte ngjashmëri me vogëlushin e tij dhe vendosi që të bëjë një test të ADN-së për të parë nëse prindi i fëmijës ishte ai, ose një ish-partner i gruas së tij. Për habinë e tyre, në fakt doli se fëmija nuk ishte fëmija i asnjërit prej tyre, kështu që vetëm atëherë doli në dritë edhe e vërteta.

Vetëm pas testimit të mëtejshëm të fëmijëve të lindur në të njëjtën periudhë, ai ka zbuluar më në fund, djalin e tij të vërtetë që i ishte besuar çiftit tjetër të prindërve të cilët nuk kishin pasur asnjëherë dyshime për fëmijën që po rrisnin.

Në të njëjtën ditë, 25 prill, kanë lindur në spital edhe 11 fëmijë të tjerë, por vetëm gjashtë çifte kanë rënë dakord t’i nënshtrohen një testi të ADN-së dhe për fat të mirë në mesin e tyre është gjetur edhe fëmija i ndërruar.

Me ndihmën e psikologëve dhe shërbimeve sociale, të dy çiftet u takuan për të ndjekur një rrugë të përbashkët me të dy fëmijët dhe, pas një periudhe tjetër të bashkëjetesës me fëmijën e tyre natyror, dy çiftet vendosën me marrëveshje të përbashkët për të filluar praktikat ligjore të shkëmbimit duke i dhënë fund historisë absurde pesë muaj pas lindjes së fëmijës.