Fier shënohen raste të kafshimit nga peshq helmues

Fier shënohen raste të kafshimit nga peshq helmues

662
0

peshku-635x358

Sezoni i verës përveç temperaturave të larta, në zonën e Semanit në Fier është shoqëruar edhe me raste të shpeshta të pickimit nga insektet, zvarranikët, por së fundmi edhe peshqit.

Vetëm gjatë kësaj fundjave në bregdetin e Semanit janë shënuar tre raste të kafshimit nga “peshku harabel”, kontakti me të cilin shkakton dhimbje të forta, që sjell deri në 24 orë dhe paralizë të pjesshme të trupit.

Sipas mjekut toksikolog në spitalin rajonal të Fierit Lulzim Banushaj, kujdesi duhet të jetë maksimal.

‘Raste të pickimit nga peshqit helmues ku bën pjesë edhe një lloj peshku që njerëzit e quajnë peshk harabel, shoqërohet me një dhimbje të fortë dhe të menjëhershme. Tek fëmijët e vegjël dhe tek ata që vuajnë nga hipertensioni, paraqesin rreziqe, pasi krahas dhimbjes së fortë lokale sjell edhe rritje të tensionit”, thotë ai.

Mjeku toksikolog shpjegon se, gjate kësaj periudhe nuk kane munguar edhe rastet e pickimit nga merimanga e zezë, akrepat e të tjera.

Bluzat e bardha u bëjnë thirrje fermerëve, pro edhe pushuesve sezonal në bregdet, që për çdo rast të konstatuar të paraqiten për kontroll mjekësor, pasi pasojat mund te jene edhe fatale./lajmi.net