Aktorja Angelina Jolie duke se kishte menduar gjithçka para se të paraqiste kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt.
Ajo pak javë para nisjes se procedurave ka marrë me qira një shtëpi në Malibu.
Në fotot e publikuara nga ‘Daliy Mail’, shihet ‘strofulla’ luksoze, ku gjithçka duket se është shumë sekrete, ku do të transferohet ajo bashkë me gjashtë fëmijët e saj, për të cilët u deklarua se Pitt kishte ushtruar dhunë.
Mësohet se 41-vjeçarja do të paguajë 95.000 USD çdo muaj për banesë, të cilën e kishte marrë 3 javë para se ajo të paraqiste në gjykatë e Los Angeles më 19 shtator kërkesën për divorc nga burri i saj.