Turistja bullgare hyn në Exchange, nuk ua pret mendja se çfarë i...

Turistja bullgare hyn në Exchange, nuk ua pret mendja se çfarë i vodhi djalit në Elbasan

585
0

Djali i pronarit të një Exchange në Elbasan është përballur me një vjedhje të pazakontë. Ai kishte lënë në cepin e një tavoline drekën, 4 byrekë dhe qofte shtëpie që për fat të keq nuk i hëngri dot. Një turiste bullgare ka hyrë brenda në Exchange dhe është ulur në karrigen pranë tavolinës, ka hequr të gjitha gjërat nga çanta e saj dhe në momentin që i ka vendosur sërish brenda ka marrë edhe qesen që ndodhej aty.

Ndoshta ajo ka menduar se do të gjente para, por pronari kishte lënë drekën e tij, ndërsa tani ai ka një mesazh për turisten:

“Përshëndetje JOQ! Sot në një Exchange në Elbasan turistja bullgare me vodhi ushqimin e drekës, 4 copa byrek me spinaq dhe qofte shtëpie. Ka menduar e shkreta se ka lekë brenda në qese. Shpresoj t’i ketë shijuar ushqimi. I bëj thirrje në bullgarisht të lutem më rikthe tasin se e kam për iventar tek enët e shtëpisë”.