‘The Dreams” rikthehen sërish në skenë

‘The Dreams” rikthehen sërish në skenë

535
0

2d18a16aa8e116e1e05c66ca12670148

The Dreams, një nga grupet e para muzikore në Shqipëri me pjesëtarë Flori Mumajesin, që u zvendësua nga Ermal Mamaqi në vitin 2004, Erson Shabanin dhe Eriost Ballushin do të rikthehet pranë publikut. Këtë herë jo me anë të muzikës, por në ekran.

Pas shpërbërjes së grupit, Mamaqi vazhdoi karrierën e tij të pavarur në televizion, Eriosti zgjodhi jetën larg muzikës, ndërsa Ersoni, i njohur si Sony Nrg vazhdoi karrierën me disa videoklipe muzikore, në radio dhe në disa rubrika në televizion.

Prej vitesh ai kishte vendosur të qëndronte jashtë vëmendjes mediatike, aq sa publiku e kishte harruar. Por ja ku shfaqet sërish, kësaj here në stafin e ri të emisionit të Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Djali që dikur dallohej për fizikun e tij të imët, sot shfaqet pas kaq vitesh i transformuar në një njeri tjetër. Mesa duket këto vite larg publikut ai ka punuar për trupin dhe paraqitjen e tij.