Kuksiani bën trimin me policin: O të q*fsha motrën, hajde hiqi rrobat...

Kuksiani bën trimin me policin: O të q*fsha motrën, hajde hiqi rrobat (VIDEO)

688
0

screenshot-1_1474644541-8251031

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në qendër të qytetit të Kukësit pak minuta më parë, kur dy kuksianë kanë dhunuar dhe kërcënuar një polic rrugor, pasi ky i fundit ka tentuar t’ju vendosë gjobë për bllokim rruge automjetit të tyre BMW X5, shkruan Jeta osh qef.

Menjëherë pasi shikojnë policin rrugor, dy të rinjtë kuksianë afrohen pranë policit dhe duke e prekur dhe shtyrë me duar, ata e kanë kërcënuar që të mos vendosë gjobë, ndryshe do i ketë punët keq. Situata është tensionuar aq sa ka degraduar në sharje të rënda në mes të rrugës, ndërsa polici rrugor thjesht u ka thënë që do iu vendosë gjobë për bllokim rruge dhe në fund është larguar.

Ndërsa njëri nga djemtë duke e shtyrë i ka kërkuar të heqë uniformën e punës dhe të përballet me të ndryshe duke e shoqëruar këtë kërkesë me sharje.

Nuk ka ende një reagim nga policia që të qartësojë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.