Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria

Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria

523
0

llalla-adriatik-fq-1-1Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pas kërcënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të një dosjeje të fortë kriminale.

Ngjarja daton së paku dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime. Burimet i pohojnë Top Channel se kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt.

Të njëjtat burime citojnë gjithashtu gjendjen e shqetësuar të kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ.

Më pas janë shtuar masat e sigurisë qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.

Por të njëjtat burime pohojnë se sërish në drejtim të kryeprokurorit kanë vijuar të vijnë sinjalizime, kryesisht në formë miqësore, apo këshillash lidhur me zëra për një hakmarrje të mundshme fizike ndaj tij dhe familjes së tij. Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se I ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar criminal.

Top Channel ka mësuar se për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në tiranë, kryesisht ato të bashkimit europian, një prej të cilave I ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.

Thuhet se pas një reflektimi persona, kryeprokurori ka pranuar këtë zgjidhje. Spostimi I familjes së kryeprokurorit tashmë kandodhur, përpara fillimit të vitit të ri shkollor. Ata ruajnë identitetin e tyre, por janë në ruajtje të plotë 24 orëshe, nga forcat policore të këtij vendi partner dhe banesa e tyre private është vetëm pak kilometra larg stacionit të policisë së vendit përkatës.  Kryeprokurori llalla thuhet se I viziton rregullisht familjarërt e tijn ën masa të rrepta sigurie, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së tretë, por pohojnë nivelin e shtuar të stresit të tij personal dhe familjar me përshtatjen e detyruar me jetën e re.

Por Top Channel ka mësuar se sistemimi I familjes së kryeprokurorit nuk do tëjetë një masë e përkohshme por permanente, duke detyruar njeriun më të rendësishëm të akuzës, të bëjë një jetë personale të vështirë, për shkak të kërcënimeve që kamarrë për shkak të detyrës.

Prej janarit të këtij viti prokuroria e përgjithshm e numëron me qindra procese të forta hetimore ndaj grupeve kriminale të suposuara dhe të akuzuara për vepra të rënda, që kanë ndodhur kohët e fundit. Kryeprokurori I republikës deklaroi në fund të muajit janar se në vend operojnë banda të strukturuara kriminale me lidhje politike dhe premtoi luftë të hapur ndaj tyre. Kërcënimi ndaj tij që provohet me faktin e spostimit të familjes së tij jashtë shtetit, është ndoshta ngjarja më e rëndë që I ka ndodhur një kryeprokurori që prej vrasjes së shoferit të punës të ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku në vitin 2003 si dhe bomba në shtëpinë e ishkryeprokurorit alush dragoshi, në vitin 1996 ku u plagosën disa të afërm të tij.

Burimi: Top Channel