Aktori hollivudian Ryan Gosling dhe partnerja e tij Eva Mendes janë lidhur në martesë në një ceremoni që kanë preferuar ta mbajnë sekrete. Sipas tabloidit amerikan “US weekly”, Gosling 35-vjeç dhe Eva 42-vjeç janë martuar në fillim të këtij viti.
Ata organizuan një ceremoni të thjeshtë dhe intime, në të cilën kishin ftuar vetëm pjesëtarët e familjes dhe miqtë më të ngushtë.
Dyshja u njoh gjatë xhirimeve të filmit “The Place Beyond The Pines”. Ata kanë dy vajza sëbashku. Eva solli në jetë Esmeralda Amanda-n në shtator të vitit 2014 dhe Amanda Lee në prill të këtij viti.