Flet babai i dhëndrit të mitur në Malishevë (Video)

Flet babai i dhëndrit të mitur në Malishevë (Video)

547
0

mart-censored-1_1474394922-7710021Gëzimin e madh të familjes Shala nga fshati Guncat i Malishevës, e ndërpreu përhapja e videos së martesës në rrjetet sociale.

Martesa e 16-vjeçarëve Fitimit dhe Zylfijes, u prit me shumë kritika në rrjetet sociale.

Përkundër kësaj, babai i tij Fazliu, nuk është pishman për këtë martesë të hershme të të birit të tij, ndonëse Fitimi, ende është në shkollë të mesme, raporton KTV.

Ai thotë se do t’i padisë portalet që raportuan kinse djali i tij është 14 -vjeçar, përderisa tregon se si është dashuruar çifti i ri.

Me ligjet e Kosovës, martesa e hershme është akt i ndaluar. Dënimi për prindërit në këto raste, sipas avokates Donika Dobruna, është deri në 20 vjet.

Kurse sociologia, Sibel Halimi, ka deklaruar se martesa e hershme ndikon negativisht në jetën e dy të rinjve. Gjatë ditës, punëtorët socialë të shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, kanë vizituar të dy familjet.

Këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Malishevë, Blerim Begaj, i cili ka shtuar se do të krijojnë një Komision që do të merret me këtë çështje.