Albi Nako kalon limitet, thumbon “live” ish-Miss-in

Albi Nako kalon limitet, thumbon “live” ish-Miss-in

568
0

albi-nako-seksi

Shpesh programet televizive me konkurse janë objekte debatesh.

Ndërsa në shumicën e rasteve debatet janë pjesë e skenarit, pavarësisht se mund të luhen si të momentit, disa herë të tjera dalin jashtë kontrolli.

Nata e mbrëmshme e spektaklit “Dance With Me” solli shembulli konkret, ku dy protagonistët ishin koreografi Albi Nako dhe ish-Miss Albania e 2010-s, njëkohësisht asistente-regjisore në të njëjtin televizion, Arnita Beqiraj.

Ndërsa konkurron në çift me aktorin Besmir Bitraku, ashtu siç ndodh sipas regjisë së spektaklit, pas performancës vijnë komentet dhe pikët e jurisë.

Opinioni që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i koreografit Nako: “Besi je shumë i shëmtuar për të kërcyer kaq bukur dhe ti Arnita je shumë e shtirur për të qenë kaq origjinale”. Pavarësisht një komenti aspak të lidhur me performancën, duke marrë parasysh faktin se prej tij pritej mendimi i një profesionisti, askush prej konkurrenteve nuk e vazhdoi më tej bisedën, shkruan ‘Iconstyle’.

Nga ana tjetër dy anëtarët e tjerë të jurisë e cilësuan baletin si shumë të realizuar prej tyre dhe përgëzuan çiftin për angazhimin.