Sezoni i programit “E diela shqiptare” nuk ka sjellë vetëm risi për teleshikuesit por edhe një kujtim mjaft të bukur për këngëtaren Aurela Gaçe, e cila është aktualisht kampionia në fuqi e “Kënga Magjike”.
Përveç intervistës plot batuta me Arditin duke folur mbi shtatzëninë aktuale dhe vogëlushen që pritet të vijë në jetë në fund të këtij viti, një çast kulmor ishte ngjitja në skenë e Grace, vajzës më të madhe të Gaçes Vogëlushja performoi tek “E diela shqiptare këngën “Makinisti” e kënduar për herë të parë nga Gaçja kur ka qenë fëmijë./express